Spasovski: Morëm në pyetje 14 persona për protestat për rastin “Monstra”, do të ketë kallëzime penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Bredshme, Oliver Spasovski në konferencë shtypi sot tha se pas kërkesës së Prokurorisë, MPB dje ka marrë në pyetje 14 persona dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.

Ai sqaroi se 14 personat kanë qenë të moshës madhore përveç një të mituri i cili është marrë në pyetje me prindin e tyre.

Sipas Spasovskit, ata do të ndiqen penalisht për shkak se kanë dëmtuar pronën shtetërore, përkatësisht automjetet e MPB-së.

“Ne themi se protestat janë e drejtë demokratike për të gjithë qytetarët dhe është akt demokratik të shprehet pakënaqësia për disa ndodhi në shoqëri. Ne asnjëherë nuk duam të shkelim të drejtën demokratike të qytetarëve. Është e saktë organizatori është denoncuar për shkak të mosrespektimit të rregullave të Ligjit për protestë si dhe mosrespektim të protokolleve të Ligjit për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Gjithashtu do të ngirten kallëzime penale për të gjithë ata që kanë dëmtuar automjetet e MPB-së. Dje janë marrë në pyetje 14 persona, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

 

Spasovski: Morëm në pyetje 14 persona për protestat për rastin “Monstra”, do të ketë kallëzime penale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy