Pendarovski pas arratisjes së Mijallkovit: Zhvillime të tilla janë të papranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka reaguar pas arratisjes së ish-kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Pendarovski i fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e gjykatës për ndalimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Pendarovski.


Shpallet fletarrestim ndërkombëtar për Mijallkovin

Advertisement

Ai pret që institucionet kompetente të kryejnë hetim sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar plotësisht rastin dhe nëse konstatohen lëshime nga institucionet kompetente, të merret përgjegjësi.

“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale. Lufta për sundimin e ligjit do të thotë që kushdo që ka gabuar para ligjit do të ndëshkohet”, tha presidenti Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski pas arratisjes së Mijallkovit: Zhvillime të tilla janë të papranueshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy