Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratojnë ndryshimet për ajër cilësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i votuan ndryshimet e Ligjit për ajër cilësor. Me këto ndryshime parashihet të gjitha komunat do duhet të kenë plane për ajër të pastër.

Gjithashtu, komunat do obligohen të hartojnë plane afatshkurta aksionare në periudhat kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë dhe që do duhet të miratohen nga Ministria e Ambientit Jetësor.

Planet që do t’i ofrojnë komunat do duhet të përmbajnë masa konkrete obliguese për transportin, industrinë, grupet e brishta, oraret e punës.

Nëse komunat nuk i zbatojnë masat, atëherë ato do t’i aktivizojë Qeveria edhe atë jo si rekomandim, siç ishte deri tani, por si urdhër i drejtpërdrejtë.

Advertisement

 

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratojnë ndryshimet për ajër cilësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy