Deputetët e OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i ka 80 vota për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas përfundimit të seancës së sotme për ndryshimet kushtetuese, deputetët e partisë opozitare maqedonase kanë dalë në konferencë për shtyp, prej ku thanë se “pushteti nuk i ka 80 vota për të përfunduar këtë proces”.

Koordinatori grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se sot u pa se Qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme për të bërë ndryshimet kushtetuese.

“Pas një viti të tërë të mbjelljes së mjegullës nga qeveria, doli në dritë se nuk kanë shumicë prej dy të tretash në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë, ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese nën diktimin bullgar”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në bazë të imponimit dhe diktimit nga jashtë. Kjo, sipas tij, është nëpërkëmbje e dinjitetit dhe integritetit të shtetit dhe nëpërkëmbje e sovranitetit.

Advertisement

Ai kërkoi që sa më parë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi siç tha, asgjë nuk funksionon në shtet./Telegrafi/

The post Deputetët e OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i ka 80 vota për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy