Kuvendi sot do të mbajë seancën e 141-të, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi, mandatar i kësaj qeverie kalimtare, e cila u formua njëqind ditë para zgjedhjeve të caktuar më tetë maj, ka dorëzuar dje programin dhe përbërjen e propozuar të qeverisë së re.

Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Në program, ndër të tjera, mandatari Xhaferi thekson se prioritet i kësaj qeverie do të jetë organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike më 24 prill dhe 8 maj, vazhdimi i të gjitha proceseve të dala nga negociatat e nisura me BE dhe integrimi i përshpejtuar evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë, rritja e standardit të jetesës duke rritur pagat dhe pensionet minimale dhe mesatare në vitin 2024, uljen e inflacionit, dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe punësimit, mbështetje direkte për qytetarët dhe kompanitë në 2024, shteti ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vazhdimi i proceseve reformuese në të gjitha nivelet shtetërore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Deputetët sot do të votojnë për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.