minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Deputeti gjerman nga CSU jep dorëheqje, ka marrë para për të lobuar për Nikolla Gruevskin - Struga.info


Deputeti gjerman nga CSU jep dorëheqje, ka marrë para për të lobuar për Nikolla Gruevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti gjerman Tobias Zech nga CSU dha dorëheqjen sepse ai mori para për të lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, njofton “Spiegel”.

Zech e lejoi atë të takohej në shtator dhe nëntor 2016 në Berlin me Ministrin e atëhershëm Federal për Bashkëpunimin Ekonomik Gerd Müller, dhe më pas me Ministrin e Brendshëm Horst Seehofer në Mynih, si dhe politikanë të tjerë të rangut të lartë.

Deputeti nga Unioni Social Kristian (CSU), parti motër e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, për këtë mori nga OBRM-PDUKM-ja rreth 50 mijë euro. Zech në nëntor 2016 gjithashtu u shfaq në një tubim të OBRM-PDUKM-së gjatë fushatës zgjedhore.

Ai i mori paratë përmes ndërmarrjes “Scaliger Strategy Consulting oreku” e cila nënshkroi një marrëveshje për OR-konsultim me OBRM-PDUKM-në.

Advertisement

Përveç kësaj, skandale të tjera iu atribuan atij përmes kësaj kompanie, për shkak të së cilës Cech u detyrua të jepte dorëheqjen./Telegrafi/

The post Deputeti gjerman nga CSU jep dorëheqje, ka marrë para për të lobuar për Nikolla Gruevskin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy