Deri në fund të javës pritet të arrijnë 450 afganë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri në fund të javës, varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul, me fluturime të organizuara pritet të arrijnë pjesa më e madhe nga 450 qytetarët nga Afganistani, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ai theksoi se bëhet fjalë për popullatë demokratike, paqedashëse, të punësuar, gra dhe fëmijë nga familje të atyre që kanë punuar për misionet humanitare dhe paqësore, aktivistë nga organizata për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthyes, student, bursistë, si dhe qytetarë të cilët gjatë 20 viteve të kaluara ishin mbështetje për forcat aleate të NATO-s në Afganistan, përfshirë edhe të Armatës së RMV-së.

“Sipas informatave, Maqedonia e Veriut ishte ndër të parat, nëse jo vendi i parë, i cili vetë iu ofrua SHBA-së për të ndihmuar këta njerëz të cilët janë në rrezik pas ardhjes së regjimit të talebanëve në Afganistan”, tha zëdhënësi Hoxha.

Përmendi se nuk ekziston rrezik nga kriza e emigrantëve, as ndërkaq, siç potencoi, ky operacion humanitar duhet të ndërlidhet me Qendrën e pranimit për të huaj apo kampet e emigrantëve në kufirin jugor dhe verior të shtetit tonë, por është pjesë e aksionit të madh humunitar botëror.

Advertisement

Shpenzimet për vendosjen e tyre në disa hotele dhe motele të vendit, theksoi Hoxha, në tërësi do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe SHBA-ja, deri në largimin e tyre drejt SHBA-së apo në vende të treta si destinacion i tyre i fundit.

Deri në fund të javës pritet të arrijnë 450 afganë në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy