Personat e paaftë dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë.

Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (i paaftë ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë e njofton KSHZ-në jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill ora 24:00, siç është shënuar në orarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ-ja informon se personat e paaftë apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e bën këshilli zgjedhor përgjegjës për realizimin e votimit për vendvotimin ku bëjnë pjesë këta persona, më 23 prill (e martë)”, shkruan në procesverbalin e KSHZ-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit./Telegrafi/

Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni shkruan Telegrafi.