Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski i bën thirrje anëtarësisë dhe qytetarëve që të propozojnë bartësit e ardhshëm të funksioneve në parti, por edhe në shtet.

“Është koha që bashkërisht ta krijojmë ekipin e ri të LSDM-së. I bëj thirrje anëtarëve të LSDM-së, por edhe qytetarëve që të japin propozime se kush duhet të jetë nënkryetar, sekretar i Përgjithshëm dhe nënkryetar në parti. Çfarë cilësi, çfarë karakteri dhe biografi duhet të kenë ata. LSDM-së i nevojiten kuadro të ndershme dhe të suksesshme”, tha Despotvoski.

Ai theksoi se njëra nga themelet e Konceptit 28 është besnikëria ndaj njerëzve dhe jo ndaj liderit.

Kujtojmë se përveç Despotovskit, në garë për kryetar të LSDM-së është edhe Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Despotovski: Fillojmë me krijimin e ekipit të LSDM-së, na duhen kuadro të ndershme appeared first on Telegrafi.