minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Despotovski fton Kovaçevskin dhe Remenskin bashkërisht t’i prezantojnë programet për kryetar të LSDM-së - Struga.info


Despotovski fton Kovaçevskin dhe Remenskin bashkërisht t’i prezantojnë programet për kryetar të LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga tre kandidatët për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski ftoi edhe dy kandidatët e tjerë, Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski që bashkërisht ta organizojnë prezantimin e programit.

“Do t’i ftoj shokët e mi partiak dhe kandidatët për kryetar të LSDM-së, Frosninën dhe Dimitarin që bashkërisht të organizojmë prezantimin e programeve tona”, u shpreh Despotovski.

Ai shtoi se mund të bashkohen rreth ideve dhe koncepteve dhe se duhet të sigurohet qasje e barabartë tek anëtarët dhe mbështetësit e partisë të cilët, siç thotë Despotovski, jo çdo herë kanë mundësi të ftohen dhe të jenë të pranishëm në atë se çfarë ofrohet.

“Duke marrë parasysh edhe afatet e shkurta, propozoj që prezantimi të jetë online, me mundësi të hapur për parashtrimin e pyetjeve të drejtpërdrejta”, tha Despotovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Despotovski fton Kovaçevskin dhe Remenskin bashkërisht t’i prezantojnë programet për kryetar të LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy