Detaje të reja, si u gjet i vrarë mjeku nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja, si u gjet i vrarë mjeku nga Shkupi

Sipas njoftimit të policisë, atë e ka gjetur djali i tij, i cili e kishte kërkuar pasi nuk ishte kthyer nga puna. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

Lexo po ashtu
PTHP: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve

Advertisement

“Djemtë e viktimës nuk kanë asnjë dyshim lidhur me motivet e mundshme të vrasjes. Në një bisedë prapa kamerave na thanë se dita e djeshme ishte e zakonshme dhe nuk e dinë çfarë të mendojnë lidhur me ngjarjen. Ata presin që autoritetet të zbardhin sa më shpejtë këtë rast”, raporton “Alsat”

Prokuroria ka kryer hetimin në vendngjarje dhe ka dhënë urdhër për obduksion dhe sigurim të pamjeve nga kamerat e sigurisë.


Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup

Advertisement
Lexo po ashtu
Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup

“Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion, si dhe urdhër për mbledhjen dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje si dhe për sigurimin e pamjeve nga kamerat mbikëqyrëse. Po merren veprime për zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Vdekja e mjekut 67 vjeçar nga Shkupi ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Ka reaguar edhe Oda e mjekëve nga ku kërkojnë zbardhje urgjente të rastit./Alsat/

Detaje të reja, si u gjet i vrarë mjeku nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy