Dhjetë viktima dhe 428 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.853 teste, ndërsa janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-200, Kumanovë-16, Dibër-2, Shtip-9, Prilep-29, Tetovë-30, Strugë-2, Veles-6, Manastir-14, Ohër-4, Kavadar-17, Gostivar-5, Gjevgjeli-15, Strumicë-11, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Mekedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-2, Vinic-3, Dellçevë-4, Kratov-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-11, Resnjë-10, Negotin-5.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 128 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Dhjetë persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (60 dhe 66), një nga Kumanova (64), dy pacientë nga Prilepi (57 dhe 87), dy nga Tetova (75 dhe 53), një nga Struga (55), një nga Strumica (83) dhe një pacient nga Kriva Pallanka (80).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.628./Telegrafi/

Dhjetë viktima dhe 428 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy