Dhjetëra çiklistë në vit e humbin jetën në aksidente trafiku në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) me rastin e Javës evropiane të mobilitet ka treguar statistika në lidhje me çiklistët në nivel botëror dhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga KRSKRr thonë se në nivel botëror 97 për qind e çiklistëve të vdekur në aksidente, nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata apelojnë tek çiklistët që të jenë përgjegjës, t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacioni dhe rregullisht të përdorin helmetë mbrojtëse.

Siç informon KRSKRR, në nivel botëror, dy për qind e personave të vdekur në aksidente janë çiklistë, ndërsa më së shpeshti lëndime vdekjeprurëse te çiklistët me lëndime në kokë. Kurse në Maqedoni në nivel vjetor dhjetëra çiklistë e humbin jetën në aksidente.

Advertisement

Sipas Ligjit për siguri në komunikacion të rrugëve, një çiklist kur merr pjesë në komunikacion duhet të mbajë kaskë mbrojtëse, por KRSKRR tregon edhe se ligji nuk parashikon kurrfarë sanksioni nëse çiklisti nuk përdor kaskë./Telegrafi/

Dhjetëra çiklistë në vit e humbin jetën në aksidente trafiku në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy