minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
"Dhunim dhe sulm seksual ndaj ish të dashurës", Prokuroria në Gjevgjeli ngre procedurë hetimore kundër të dyshuarit - Struga.info


“Dhunim dhe sulm seksual ndaj ish të dashurës”, Prokuroria në Gjevgjeli ngre procedurë hetimore kundër të dyshuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria themelore publike Gjevgjeli kumtoi se është dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, të dyshuar për vepër penale “Sulm seksual dhe dhunim”. Sipas prokurorisë, ekziston dyshim themelor se më 19 nëntor, i dyshuari, me përdorimin e fuqisë dhe në kundërshtim me vullnetin e qartë të së dëmtuarës, e ka detyruar në marrëdhënie seksuale.

“Viktimën, me të cilën paraprakisht kanë qenë në lidhje më të gjatë, të cilën ajo e ka ndërprerë, e ka pritur para vendit të punës dhe e ka ftuar në veturë për të biseduar dhe ta dërgojë në shtëpi. Por në vend të kësaj, me automobilin ka kthyer në një rrugë tjetër dhe brenda në veturë e ka goditur nëpër fytyrë dhe i është kërcënuar se nuk guxon të ketë lidhje me dikë tjetër. Kur është ndalur, e dëmtuara ka dalë nga vetura, por ai me shuplaka dhe grushta e ka kthyer në veturë dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale, së cilës ajo vazhdimisht i është kundërshtuar”, qëndron në kumtesën e PPRMV-së.

Prokurori kompetent publik ka parashtruar propozim deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës themelore në Gjevgjeli për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy