Dialogu strategjik Maqedoni – SHBA do të trajtoj temat aktuale dhe të bashkëpunimit ndërmjet shteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Uashingtonit, por për çështjet me interes global, do të jenë në fokus të dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në dialogun që do të mbahet në Uashington merr pjesë një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në të cilin janë ministrat e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Përveç kësaj, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, do t’i bashkohet Dialogut Strategjik përmes video-konferencës.

“Vend të rëndësishëm do të kenë temat në fushën e bashkëpunimit rajonal, mbrojtjes dhe sigurisë, energjetikës, bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, si dhe çështjet në fushën e arsimit, zhvillimit demokratik, luftës kundër korrupsionit etj. në bisedime. Në të njëjtën kohë, do të bisedohet për proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, për presidencën e ardhshme të vendit me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe implikimet e tyre në sigurinë transatlantike” , thuhet në deklaratë.

Advertisement

Sipas MPJ-së, pas Dialogut Strategjik do të miratohet Deklaratë e Përbashkët ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së, me të cilën do të riafirmohen përpjekjet e përbashkëta për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Ndryshe, Maqedonia është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që hap Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është edhe një përmirësim i partneritetit aktual strategjik mes dy vendeve dhe ngritja e marrëdhënieve bilaterale në një nivel më të lartë.

Dialogu strategjik Maqedoni – SHBA do të trajtoj temat aktuale dhe të bashkëpunimit ndërmjet shteteve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy