Dibër, të shtunën të drejtën e votës do ta realizojnë 70 persona me sëmundje dhe të pafuqishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të raundit të dytë të votimit për kryetar të Komunës së Dibrës, të shtunën, 13 nëntor, një ditë para votimit, të drejtën e votës do ta realizojnë 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

“Nga numri i përgjithshëm, 58 janë nga afati i parë, kur akoma nuk ishte marrë vendim për rivotim në një vendvotim në qytet, 12 të tjerat janë nga 17-të kërkesat që janë dorëzuar javën e kaluar. Materialin zgjedhor e marrim sot të cilin në kohë do ta shpërndajmë dhe gjithçka është përgatitur për mbajtjen e raundit të dytë të votimit”, deklaroi për AIM, Jovanka Josifovska, nënkryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në raundin e parë zgjedhor për votim ishin paraqitur 21 persona me sëmundje dhe të pafuqishëm, një kërkesë nuk ishte pranuar ndërsa të drejtën e votës e kanë realizuar 20 persona.

As në raundin e parë e as në të dytin, tek komisioni nuk është paraqitur ndonjë person i infektuar me Kovid-19 ose në izolim.

Advertisement

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë regjistruar 19.211 persona ndërsa votohet në 27 vendvotime. Në raundin e parë të drejtën e votës e kanë realizuar rreth 42 për qind e votuesve të regjistruar.

Të dielën qytetarët e kësaj komune do të zgjedhin midis kryetarit aktual Hekuran Duka, kandidat i BDI-së i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni dhe Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët – Alternativa i mbështetur nga OBRM-PDUKM.

Dibër, të shtunën të drejtën e votës do ta realizojnë 70 persona me sëmundje dhe të pafuqishëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy