Dibra me 38 pacientë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në spitalin e Dibrës vazhdimisht rritet numri i pacientëve me coronavrius.

“Për fat të keq, numri i atyre që u duhet trajtim vazhdimisht rritet. Gjatë 24 orëve të fundit kemi nëntë pacientë më shumë ose gjithsej 38. Prej tyre, 20 janë të hospitalizuar në Kovid qendrën në Repartin Infektiv, ndërsa në Repartin kirurgjik që tani shërben për këto pacientë dhe kanë shëndet më të mirë kemi 18”, tha drejtori i spitalit, Baki Alili.

Sipas moshës, pacienti më i ri ka 36 vjet, ndërsa më i moshuari është 80.

“Në spitalet e Shkupit, nga rrethina jonë janë tre pacientë, dy prej tyre të moshës 26 – 28 vjet”, tha Alili.

Advertisement

Ai bnën thirrje për vaksinim në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre por edhe shëndetin e të tjerëve./Telegrafi/

Dibra me 38 pacientë në spital shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy