Digjen disa kontejnerë të mbeturinave në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autorë të panjohur sot kanë djegur tre kontejnerë për mbeturina në Lagjen e Dibrës në Shkup, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Shkupit, zjarri nuk u përhap në ndërtesat përreth dhe automjetet në afërsi. Kontejnerët e shkatërruar do të zëvendësohen me të reja”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të respektojnë pajisjet e instaluara urbane në vendet publike dhe të mos djegin kontejnerët e mbeturinave, në mënyrë që të mundësohet grumbullimi efikas i mbeturinave komunale dhe mirëmbajtja e higjienës publike.

Advertisement

Digjen disa kontejnerë të mbeturinave në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy