Digjet autobusi në Nerez të Shkupit, nuk ka të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në mesditë në Shkup është djegur një autobus i linjës 57.

Nga NPQ-Shkup thonë se ka vetëm dëme materiale dhe se nuk ka të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në autobusin dykatësh “Yutong” që qarkullon në linjën 57 ka pasur zjarr, në të cilin fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e rënies së zjarrit autobusi ka qenë në stacionin e fundit/fillestar në Nerezi dhe në bord nuk ka pasur pasagjerë”, theksojnë nga NQP-Shkupi.

Rasti është paraqitur në MPB, të cilët do të bëjnë hetime për të konfirmuar arsyet e zjarrit./Telegrafi/

Advertisement

Digjet autobusi në Nerez të Shkupit, nuk ka të lënduar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy