minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir - Struga.info


Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir

Mëngjesin e sotëm është djegur Qendra Kulturore Bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir.

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur objekti i Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” – Manastir. Presim që institucionet sa më shpejt të hetojnë plotësisht rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët!!”, thuhet në postimin e kësaj qendre në Facebook.

Për momentin nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur rastin.

Hapja e kësaj qendre kulturore ka qenë objekt i madh diskutimi para disa muajsh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Maqedonia e ka quajtur si provokim të rëndë nga ana e vendit fqinjë, pikërisht para mundësisë së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Advertisement

Ndërsa nga Bullgaria janë përgjigjur se Maqedonia e Veriut po nxit urrejtje kundër Bullgarisë, e nxitur nga partitë politike, por edhe nga bashkësia akademike.

The post Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy