Digjet vetura e një prokurori në Prilep

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme në Prilep, është djegur vetura private e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska.

Menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vend.

“Janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për zbulimin e autorit të krimit”, theksojnë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura dhe i kanë vënë flakën.

Advertisement

Digjet vetura e një prokurori në Prilep shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy