Dimitrieska-Koçoska: Nga fillimi i vitit, kthim më i madh i TVSH-së për ekonominë, u parandalua krimi i Qeverisë së mëparshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kthimi i TVSH-së për kompanitë në vitin 2025, duke përfshirë muajin maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024 është më i lartë dhe po bëhet në mënyrë të rregullt, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska në përgjigjen e pyetjes së deputetëve në seancën e sotme parlamentare.

“Kthimi po bëhet në mënyrë të rregullt si gjithmonë. Duke përfshirë datën 31 maj 2025, vlera e kthimit të TVSH-së është më e lartë se vlera e kthimit të TVSH-së së kthyer nga Qeveria e mëparshme në të njëjtën periudhë. Përveç kësaj që kemi kthyer një vlerë më të madhe të TVSH-së, kemi arritur ta parandalojmë krimin serioz që Qeveria e mëparshme e ka toleruar dhe për të cilin zhvillohen procedura në Policinë Financiare”, theksoi Ministrja.

Ajo gjithashtu potencoi se ka realizim më të madh edhe te shpenzimet kapitale, krahasuar me pesë muajt e parë të Qeverisë së mëparshme. Përkatësisht, që nga muaji maj i vitit 2025, janë realizuar 14.319 miliardë denarë si shpenzime kapitale, në krahasim me 12.281 miliardë denarëve të realizuara nga Qeveria e mëparshme.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi më herët e akuzoi Koçoskën se po vonojnë kthimin e TVSH-së për kompanitë dhe se në disa raste kthimi i TVSH-së po bëhet në mënyrë selektive./Telegrafi/

Advertisement

The post Dimitrieska-Koçoska: Nga fillimi i vitit, kthim më i madh i TVSH-së për ekonominë, u parandalua krimi i Qeverisë së mëparshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy