Dimitrieska: S’ka ndikime në zgjedhjen dhe avancimin e Prokurorëve Publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka ndikime gjatë zgjedhjes dhe avancimit të Prokurorëve Publik, thotë Kryetarja e re e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, siç përcjell “KlanM”, kështu është vepruar edhe gjatë zgjedhjes së fundit të Prokurorëve Publik nga kandidatët që kanë përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publik, në mesin e të cilëve edhe djali i Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe bashkëshortja e Shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

“Nuk ekzistojnë ndikime gjatë zgjedhjes së këtyre kandidatëve. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik kanë të drejtën e bindjes personale dhe votës dhe këtë e dëshmojnë gjatë votimit. Të gjithë kandidatët përmbushin kushtet, të zgjedhurit janë kandidatë cilësor dhe vlerësoj se me sukses do t`u përgjigjen detyrave”, tha Dushica Dimitrieska, kryetare e këshillit të Prokurorëve.

Dimitrieska thotë se ende nuk kanë një përgjigje nga Këshilli Etik pranë Prokurorisë Publike lidhur me deklaratën e Prokurores Lençe Ristoska, e cila në Prill potencoi se mënyra e zgjedhjes së Prokurorëve krijon raporte klienteliste.

Advertisement

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, në intervistën për “Radion Evropa e Lirë” ka theksuar se ende nuk e kanë marrë përkthimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 ku mes tjerash potencohet se Këshilli është jotransparent dhe në mënyrë jo të mjaftueshme i arsyeton vendimet.

Dushica Dimitrieska më 27 Shtator, me votim të fshehtë, njëzëri ishte zgjedhur nga kolegët e saj në Këshillin e Prokurorëve Publik, për të kryesuar këtë institucion.

Funksionin nga paraardhësi I saj, Antonio Jolevski, zyrtarisht e mori më 1 tetor.

Dimitrieska: S’ka ndikime në zgjedhjen dhe avancimin e Prokurorëve Publik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy