Dimitrievski: Jo koalicionit me BDI-në dhe LSDM-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski duke komentuar zhvillimet e fundit rreth përbërjes së re qeveritare pas zgjedhjeve të 8 majit, ka bërë të ditur se nuk do të koalicionojë me LSDM-në dhe BDI-në.

“Lidhur me koalicionet, për këtë do të vendos udhëheqësia e Lëvizjes “Znam” dhe në të ardhmen do t’i bëjmë publike qëndrimet. Vetëm e di se do të angazhohemi për luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit që gjendet në majat e lidershipit të partive më të mëdha politike.

Definitivisht nuk do të kemi koalicion me BDI-në dhe me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së për shkak se vlerësojmë se ata kanë lista të tyre kandidatësh që shërben për të siguruar imunitetin e kandidatëve që janë në vendet fituesve të listave dhe me këtë rast bëj thirrje pasi kjo parti ka anëtarë të ndershëm, t`i bashkëngjiten Lëvizjes “Znam”, tha Dimitrievski.

Dimitrievski: Jo koalicionit me BDI-në dhe LSDM-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy