Dimitrievski: Nuk do të pranojmë ndryshimet kushtetuese, është e papranueshme se kemi një histori të përbashkët dhe se flasim dialekt të gjuhës bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot në një deklaratë për media tha se nuk e kanë problem përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese nëse nuk bëhet një dallim i qartë në gjuhën maqedonase dhe kjo të konfirmohet në një institucion evropian.

Pas përfundimit të Kongresit të dytë të partisë, Dimitrievski tha se problemi bileteral me Bullgarinë fqinje do të zgjidhej më së miri në relacionin Shkup-Sofje, por se kjo mundësi u lëshua me pranimin e propozimit francez.

“Asnjëherë nuk do të mbështesim ndryshimin e Kushtetutës ose deputetët e ZNAM-it të votojnë në Parlament, nëse nuk bëhet dallim i qartë i gjuhës maqedonase dhe konfirmohet kjo në një institucion evropian, sepse fqinjët tanë nga Sofja zyrtare shumë lehtë me qeverinë e kaluar e transferuan një problem dypalësh në një problem shumëpalësh. Sot qëndrojnë mënjanë dhe dërgojnë mesazhe nga Sofja, ndërsa ne negociojmë me Bashkimin Evropian për çështje bilaterale. Vlerësoj se ky problem do të zgjidhej më së miri në relacion Shkup-Sofje, por për fat të keq, kjo mundësi u humb me pranimin e propozimit francez dhe sot jemi në një situatë, siç pohova, se do të ketë kërkesa të reja”, tha Dimitrievski.

Për ZNAM-in, siç theksoi ai, është e papranueshme se kemi një histori të përbashkët dhe se flasim dialekt të gjuhës bullgare.

Advertisement

“Kjo për ZNAM është e papranueshme dhe është gjithashtu e papranueshme për partnerët tanë qeveritarë. Për sa kohë që kemi politika të harmonizuara, do të veprojmë së bashku dhe besoj se askush nuk do të arrijë të na thyejë, ndërsa një ditë do të ulemi në BE, me kokën lart si maqedonas që krenarisht flasin gjuhën maqedonase”, tha Dimitrievski.

Lidhur me vizitën e komisares së BE-së për zgjerim, Marta Kos e cila vjen nesër në vend, lideri i ZNAM-it tha se ajo është gjithmonë e mirëseardhur, por se nuk është më evropiane se qytetarët e vendit dhe ata që jetojnë në Ballkan.

The post Dimitrievski: Nuk do të pranojmë ndryshimet kushtetuese, është e papranueshme se kemi një histori të përbashkët dhe se flasim dialekt të gjuhës bullgare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy