Zaharieva: Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase, ajo pranohet vetëm si dialekt i gjuhës bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-shefja e diplomacisë bullgare dhe deputetja e partisë GERB, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se diplomacia bullgare ne raport me çështjen e Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrën e duhur dhe nuk ka bërë gabime.

“Diplomacia bullgare nuk gaboi. Në vitin 2017, qeveria jonë e ngriti temën e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe kjo ishte hera e parë që ndodhi në Sofje. Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ishte një moment historik dhe jo rastësisht të gjithë i referohen kësaj”, tha ish-shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.

Sipas saj, qeveria e Kiril Petkovit humbi shumë kohë duke bërë një politikë të jashtme të dyfishtë.

“Nëse do të kishin punuar me një zë, çështja e propozimit francez mund të ishte zgjidhur dy muaj më parë”, beson Zaharieva në deklaratën e saj për “BNT”.

Advertisement

Zaharieva theksoi se nuk bëhet fjalë për njohjen e gjuhës maqedonase nga Bullgaria, dhe formula gjuhësore tashmë është në deklaratën e vitit 1999, e riafirmuar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Gjuha maqedonase ka dallime të vogla, mirëpo asesi Bullgaria nuk ndryshon qëndrim se ajo gjuhë është dialektikë e gjuhës sonë”, theksoi Zaharieva.

“Deklaratat do të jenë pjesë e të gjithë paketës. Nuk mund t’i detyrojmë 26 vendet e tjera të BE-së të mendojnë si Bullgaria, se nuk ka gjuhë maqedonase”, përfundoi Zaharieva.

Zaharieva: Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase, ajo pranohet vetëm si dialekt i gjuhës bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy