Dimitrievski: Zaev ende nuk ma ka uruar fitoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i sapo zgjedhur i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në TV24 deklaroi se LSDM u shmang nga idologjia dhe tani pjesa më e madhe e udhëheqësisë së LSDM-së asnjëherë nuk i kanë qenë pjesë e partisë.

“Fondin shëndetësor e udhëhiqnin persona të cilët nuk janë LSDM, Mila Carovska dhe Venko Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë”, tha Dimitrievski.

Ai shtoi se humbje përveç kandidatëve për kryetar komune kanë pasur edhe politikat që u zbatuan në nivel qendror.

“Në Kumanovë ishte ndryshe. Deklaroj se asnjë interes partiak nuk mund të jetë para interesave nacionale. Nga LSDM shumë miq më uruan, por për fat të keq, Zaev ende nuk më ka thirrë”, tha Dimitrievski.

Advertisement

Dimitrievski u shpreh i dëshpëruar nga deklarata e Zaevit ku thotë se janë bashkuar viktimat me dhunuesit.

“Unë në asnjë rast nuk u bashkova me OBRM-PDUKM-në edhe pse kisha mbështetjen e tyre në rreth të parë dhe rreth të dytë. Unë pak më ndryshe do ta vendos pyetjen, a më iku mua Gruevski nga Maqedonia? Për këtë Zaev duhet të jep sqarim”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Dimitrievski: Zaev ende nuk ma ka uruar fitoren shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy