Dimitrov: BE nuk e meriton fjalën evropiane nëse lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë për integrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot tha se nuk është evropiane që gjuha maqedonase të bëhet pengesë për të ardhmen dhe integrimin tonë evropian.

“Nëse Bashkimi Evropian lejon që gjuha maqedonase të jetë një pengesë për integrimin tonë, atëherë ajo nuk do të meritojë fjalën evropiane dhe nuk e di nëse do të jemi në gjendje t’i besojmë një BE-je të tillë. Ju duhet mençuri dhe respekt dhe nuk ka miqësi pa respekt të ndërsjellë”, tha Dimitrov.

Sipas tij, të gjithë ata që duan të jenë afër popullit dhe miqve maqedonas nuk duhet të pranojnë kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim, ndërsa kjo është që ne flasim maqedonisht.

“Pa respekt elementar, afërsia ose miqësia nuk mund të zhvillohen. Askush tjetër në botë, asnjë vend tjetër, as fqinj dhe as i largët, madje as një organizatë ndërkombëtare nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vetëvendosjen tonë”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov: BE nuk e meriton fjalën evropiane nëse lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë për integrim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy