Dimitrov – Byrne: Irlanda mbështet RMV-në për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me kërkesë të palës irlandeze, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte video takim me Ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Përfaqësuesi irlandez i Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së theksoi interes për statusin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut, me theks për përpjekjet e kryesimit portugez dhe propozimit të tyre si bazë e mirë për tejkalimin e sfidave për miratimin e kornizës negociuese përparim në rrugën euro-integruese në prag të Samitit të qershorit të BE-së.

Zëvendëskryeministri Dimitrov iu falënderua Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euro-integruese maqedonase dhe iu referua përkushtimit të agjendës evropiane për sferat e reformave kyçe që është i nevojshëm dhe fillim i pashmangshëm për negociatat aderuese, si dhe për përkushtimin e realizimit të pengesave në këtë drejtim.

“Edhe pse gjeografikisht jemi larg, Irlanda dhe Maqedonia e Veriut janë të krahasueshme lidhur me shumë karakteristika, në veçanti sipas përcaktimit të veprimit si partner konstruktiv në Evropë. Ky përkushtim në mënyrë të pashmangshme na drejton në integrim dhe unitet të vlerave për çka përpiqemi ta rrumbullakojmë me ardhmëri të përbashkët evropiane nën flamurin e Bashkimit Evropian”, tha Dimitrov.

Advertisement

Ministri Byrne theksoi se duke e pasur parasysh përmbushjen e të gjitha kushteve nga ana maqedonase dhe mundin e madh për ndikimin e BE-së, nga ana irlandeze ka mbështetje të fuqishme për sa më shpejt të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjen e merituar të negociatave për anëtarësim në BE.

Ai njoftoi për mbështetje të zëshme për Maqedoninë e Veriut në të gjitha mbledhjet e ardhshme me trupat punues të Këshillit të BE-së.

Dimitrov – Byrne: Irlanda mbështet RMV-në për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy