Dimitrov: Çdo vit nga Maqedonia largohen mbi 200 mjekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë me të dhëna shqetësuese për numrin e mjekëve që janë larguar nga vendi për shkak të kushteve më të mira jashtë vendit.

“Sipas të dhënave, 200-250 mjekë largohen çdo vit nga shëndetësia publike”, tha mjeku Goran Dimitrov nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë më 5 prill në një manifestim të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 prill).

Ai thotë se për të mbajtur mjekët në vend nevojiten disa masa nga organet shëndetësore.

“Nga aspekti profesional mendoj se duhet bërë rajonalizimi i mirë, të krijohen kushte më të mira për specializim, avancim, për punësim të shpejtë në një farë mënyre me bursa edhe në kohën kur studentët e mjekësisë janë në studime dhe sigurisht të respektohet një lloj dëshira për avancim dhe vizioni që kanë të rinjtë”, thotë Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov: Çdo vit nga Maqedonia largohen mbi 200 mjekë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy