Dimitrov dhe Varhelyi: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor së bashku me vaksinat për BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, këtë mëngjes mori pjesë në mbledhje me Euro-Komisionerin për zgjerim Oliver Varheji, në të cilën së bashku me kolegët e rajonit shkëmbyen informacione për gjendjen dhe gatishmërinë e prokurimit të vaksinave kundër COVID-19, si dhe për planet për realizimin e vaksinimit të grupeve prioritare.

Euro-komisioneri Varheji informoi se Komisioni Evropian bën përpjekje që vaksinat kundër COVID-19 të arrijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor paralelisht me shpërndarjen e tyre në vendet anëtare të BE-së.

Ai theksoi se për nevojat specifike të secilit nga vendet e rajonit, do të sigurohet edhe mbështetja e përshtatshme nga ana e Unionit.

“Në periudhë kur prokurimi i vaksinës paraqet prioritet kryesor, kjo iniciativë e Bashkimit Evropian është e rëndësisë së veçantë. Fakti që këto vaksina do të jenë të parat të cilat Maqedonia e Veriut do ti ketë në dispozicion është sinjal i qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e domosdoshme e politikave dhe solidaritetit të Unionit, në moment kua ajo është më e nevojshme”, theksoi Dimitrov.

Advertisement

“Në mënyrë aktive punohet në Planin për vaksinim i bazuar në rekomandimet e BE-së e cila në bazë të më shumë kritereve do ti definojë grupet prioritare. Finalizohet analiza e krupeve prioritare dhe vlerësohet numri i pacientëve të cilët do të vaksinohen të parët. Ky plan do të ndahet edhe me Euro-komisionerin Varheji në ditët në vijim”.

Nikola Dimitrov në takim informoi komisionarin Varheji edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor për testim dhe zbatimin e imunizimit me vaksinat kundër COVID-19.​

Dimitrov dhe Varhelyi: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor së bashku me vaksinat për BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy