Dimitrov: Është koha për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i cili pas takimit me ministren austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler në konferencë për shtyp tha se ka ardhur koha që të nisen bisedimet për anëtarësim dhe se testi i BE-së është pikërisht rasti i Maqedonisë së Veriut për shkak se për 16 vite është kandidat.

“Në qershor të vitit 2018 na thanë ta vizatojmë rrugën të filloni në qershor të vitit 2019. Në qershor të vitit 2019 na thanë se do të vendosim në tetor 2019, ndërsa në tetor të vitit 2019 na thanë se nuk mund të marrim vendim. Vendimi u miratua në mas të vitit 2020, megjithatë nuk mund të zbatohet”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se sa i përket harmonizimit, në disa fusha Maqedonia e Veriut është më mirë edhe se me shtetet që tashmë disa vite janë në procesin për anëtarësim.

“Me Karolinën diskutuam për ngjarjet e fundit, për atë se pse është i rëndësishëm përfundimisht të kemi progres në rrugën tonë evropiane, e rëndësishme për ne, e rëndësishme për rajonin, por gjithashtu e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, kredibiliteti dhe ndikimi i saj në këtë rajon është e rrethuar me vendet-anëtare. Diskutuam edhe për agjendën reformuese, për përpjekjet tona në implementimin e “Agjendës: Evropa në vend” vetëm ta informoj publikun se Austria do të ketë rol më të madh në një nga segmentet jashtëzakonisht të rëndësishëm nga ajo agjendë, dhe ajo është sundimi i ligjit, sepse pikërisht një institucion austriak fitoi grant disa vjetor të jetë mbështetës dhe ndihmë pikërisht në këtë pjesë, sundim i ligjit”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov: Është koha për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy