Dimitrov mbetet zv.kryeministër, Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi mbrëmë në mesnatë nuk e pranoi interpelancën e ngritur nga opozita ndaj zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Pas debatit 12-orësh, “për” interpelancën votuan 53 deputetë, 55 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur.

Debati kaloi me shumë akuza në mes opozitës dhe shumicës parlamentare, ndërsa për diskutim u paraqitën 62 deputetë.

Kjo ka qenë interpelanca e tretë për Dimitrovin në tre vitet e gjysmë, dy të parat u dorëzuan deri sa ai ishte shef i diplomacisë./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov mbetet zv.kryeministër, Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj tij shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy