Dimitrov: Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për për të ardhmen e brezave tanë.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot nënshkroi Marrëveshjen Kornizë për përkthimin e së drejtës së BE-së (Aquis) si një nga parakushtet më kryesore të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në nënshkrimin zyrtar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë përfaqësues të operatorëve ekonomik të cilëve përfaqësuesit nga SÇE, Sekretarja Shtetërore Kalinka Gaber, dhe Udhëheqsja e sektorit për përgatitjen e versionit Nacional të aquis (e drejta e BE-es) Slagjana Angellova ia dorëzuan kopjet e Marrëveshjes Kornizë.

Në fjalën e tij hyrëse, zv. kryeministri Dimitrov theksoi se Aquis, apo e drejta e BE-së, është trup i të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta të cilat janë të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së kurse vendet kandidate duhet ta transponojnë atë në ligjin Nacional si bazë për integrimin evropian.

“Në qoftë se termi aquis, në rrënjët e domethënie së saj nga gjuha frënge, në fakt paraqet, “Njohuri, e drejtë e fituar ose trashëgimi”, përmes përkthimit të saj në maqedonisht ne krijojmë trashëgimi për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave tanë. Trashëgimi që do të thotë se gjuha maqedonase do të bëhet anëtare e barabartë e familjes së Bashkimit Evropian”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se SÇE në mënyrë intensive fillon me një nga fazat e transpozimit të së drejtës së BE-së në legjislaturën nacionale, dhe ai është përkthimi, që në këtë rast do të jetë shumë vjeçar dhe përkthim i realizuar më voluminoz në historinë e përkthimit të specializuar këtu tek ne. Për këtë qëllim, përmes prokurimit publik dhe në mënyrë transparente, duke u bazuar në trajtimin e barabartë u përzgjodhën 15 operatorë ekonomik për përkthim, të cilët do të duhet të japin rezultat më cilësor në kontekst të përkthimit të së drejtës së BE-së.

Advertisement

“Me fillimin e këtij procesi të përkthimit të së drejtës së BE-së, SÇE jo vetëm qo do ta lëviz zhvillimin e operatorëve ekonomik për përkthimin dhe përmirësimin e tyre, por zhvillimi dhe pjekuria e këtij projekti shumëvjeçar ngushtë do të thuret me politikën dhe angazhimin tonë për zhvillimin e gjuhës dhe terminologjisë maqedonase. Sepse në rrënjët e gjuhës tonë qëndron edhe identiteti ynë, dhe këto dy tipare me doemos duhet të ruhen në mënyrë të përshtatshme me qasje të gjerë dhe politika të mençura”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Dimitrov: Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për për të ardhmen e brezave tanë. shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy