Dimitrov: Nuk duhet të merremi vesh për gjithçka me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Njëra anë e kompromisit me Bullgarinë është të mos dakordohemi për gjithçka, e dytë është atje ku kemi interes të përbashkët të bëjmë gjithçka për të pasur udhërrëfyes konkret, me afate dhe ta zbatojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë”.

Këtë e tha sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Evropa e Lirë, i pyetur nëse pritjet nga pala bullgare do të përfshihen në udhërrëfyesin që do ta vendosë Shkupi.

Dimitrov tha se për momentin nuk mund të jep detaje të negociatave, pasi siç tha, janë në një fazë të ndjeshme.

“Kompromisi i tanishëm, ju kërkoj falje nuk mund të hyj në detaje sepse procesi është në një fazë delikate, duhet të na jepet shans për të investuar në negociata diplomatike, bisedime dhe kontakte, por, në përgjithësi, kompromisi ka dy anë – njëra anë , kur në një farë mënyre jemi dakord të mos biem dakord për gjithçka. Pala bullgare ka pozicionet e saj, pala maqedonase ka pozicionet e saj. Ana e dytë e kompromisit është ajo ku ne padyshim kemi një interes të përbashkët për të bërë gjithçka që mundemi që të kemi një udhërrëfyes konkret, me afate, me institucionet kompetente”, tha Dimitrov.

Advertisement

Ai theksoi se interes i pakontestueshëm dypalësh janë ndërtimi i korridoreve dhe bashkëpunimi kulturor.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e Komisionit për Çështje Historike, Dimitrov tha se do të ishte kundër-produktive çdo presion politik dhe se komisioni duhet të lejohet ta bëjë punën e vet./Telegrafi/

Dimitrov: Nuk duhet të merremi vesh për gjithçka me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy