Dimitrov nuk e hedh poshtë mundësinë që të mos ketë hapje të bisedimeve me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk mund të përjashtohet që të mos ketë Konferencë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, por nëse arsyeja për këtë është gjuha maqedonase, unë jam “OK” me këtë, tha një konferencë të jashtëzakonshme zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, përcjell  Telegrafi Maqedoni.

“Do të jetë e pabesueshme dhe anti-historike nëse e përmbysim këtë proces, pas gjithë investimit që është bërë deri më tani nga Bullgaria dhe ne”, tha Dimitrov.

Ai u dërgoi një mesazh qytetarëve tanë se procesi për ne nuk mbaron me përfundimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Është e qartë, tha ai, që vendimet merren me konsensus, kështu që në këtë moment ne varemi nga të gjitha vendet anëtare për secilin hap.

Ne do të jemi të kuptueshëm dhe të matur dhe do të mbrojmë atë që është e jona, ndërsa i respektojmë fqinjët, por u kërkojmë që edhe ata të na respektojnë”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement

Dimitrov nuk e hedh poshtë mundësinë që të mos ketë hapje të bisedimeve me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy