Dimitrov: Qeveria është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal pavarësisht situatës politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për arritjen e angazhimeve të përbashkëta strategjike për të cilat Qeveria është e përkushtuar pavarësisht situatës politike dhe konfirmim për këtë është pjesëmarrja ime në këtë takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu deklaroi zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot pasdite mbërriti në Beograd për takim pune në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Mbi të gjitha, unë vij me mesazhin se bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane, se ne duam të vazhdojmë ta thellojmë atë. “Ne po shtojmë një segment të rëndësishëm nesër – sesi dixhitalizimi mund të na ndihmojë të përshpejtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin rajonal,” tha Dimitrov pas mbërritjes në Beograd.

Unë po vij në një moment, shtoi Dimitrov, kur siç e dini, në Maqedoninë tonë, në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar zgjedhjet lokale, ka sfida të caktuara politike, në një farë mënyre një krizë politike.

Advertisement

“Është e rëndësishme të japim një sinjal se si Qeveri, si shtet jemi plotësisht të përkushtuar ndaj kësaj iniciative që ka lindur në Ballkan dhe qëllimi i së cilës është në radhë të parë Ballkani Evropian”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Dimitrov: Qeveria është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal pavarësisht situatës politike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy