Dimovski: Aliti të dal me propozim konkret për ligjin e ri për punonjësit në administratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë edhe sot ka vazhduar protestën, kësaj radhe kërkesat e tyre i kanë drejtuar para Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Nga LSM kërkojnë rritje të rrogës për 2.806 denarë, ata vendosën një karrige në shenjë proteste para Ministrisë, ndërkaq thonë se ministri Admirim Aliti duhet të del me propozime konkrete mbi paralajmërimet për ndryshime të Ligjit për punonjësit e administratës.

“Sot e thërrasim ministrin e Shoqërisë Informatike, që është dhe ishte pjesë e ekipit negociues nëse me të vërtetë angazhohen për reforma në administratë, për Ligj të ri për punonjësit e administratës, le të vijë, ne jemi para Ministrisë së tij, le ta tregojë le ta na e dorëzojë, nëse ka qëllime të vërteta e jo vetëm për të blerë kohë, nëse jo, karrigia e nxehtë e punëtorit po e pret. Sot është ministër, nesër do të bëhet punëtorë i thjeshtë si ne”, tha Darko Dimovski Kryetar i Lidhjes Se Sindikatave të Maqedonisë.

Dimovski: Aliti të dal me propozim konkret për ligjin e ri për punonjësit në administratë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy