Dimovski: Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritjen e pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme, deklaroi kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes dy orëshe në Qeveri.

Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me përfaqësuesit qeveritar, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

“Kërkojmë rritje të menjëhershme të pagave. Goditjet e çmimeve dhe inflacioni dyshifror na japin të drejtën që menjëherë të kërkojmë korrigjim të pagave, sepse kjo nuk është më e qëndrueshme”, tha Dimovski.

Ai bëri të ditur se nesër do të mblidhen organet më të larta të LSM-së dhe pritet të merret vendim për grevë të përgjithshme.

Advertisement

Sindikata kërkonte takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe ministrat e Financave, të Punës dhe Politikës Sociale pas prezantimit të ribalancit të buxhetit, pasi u pa se nuk ishin planifikuar mjete për këtë kërkesë siç ishte premtuar gjatë negociatave.

LSM, me iniciativën e së cilës e diela është shpallur ditë jopune, nuk pajtohet me projekt-amendamentet e fundit ligjore që propozojnë e diela të jetë ditë pune në vendet turistike.

Dimovski: Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritjen e pagave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy