Ish-deputeti i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski ka komentuar në një intervistë çështjen e propozimit francez.
Ai poashtu ka mohuar dhe zërat se në partinë e tyre ka persona që kanë pasaporta bullgare.
“Unë nuk kam pasaportë bullgare dhe nuk njoh askënd në OBRM-PDUKM që ka pasaportë bullgare”, tha në Tv21, ish-deputeti Dimovski.
Ai arsyetoj qytetarët që pajisen me dokumente bullgare, duke thënë se këtë e bëjnë vetëm për arsye ekonomike.
Duke folur për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, ai theksoi se me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i është premtuar se i janë mbyllur të gjitha çështjet me të gjithë fqinjët, por sipas tij, po ndodh e kundërta pasi shumë dilema po hapen sot.
Ai për protestat tha se ato nuk janë me agjendë antievropiane, por për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
The post Dimovski: Unë nuk kam pasaportë bullgare, të tjerët i kanë marrë për arsye ekonomike appeared first on Telegrafi.