
Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori (e hënë), do të jetë ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale, në një kumtesë për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2021 (e hënë) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
MPPS gjithashtu ua uron këtë festë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Dita e Alfabetit Shqip ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni appeared first on Telegrafi.