Dita e dytë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë për rishikimin e buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot paradite duhet ta vazhdojë diskutimin për rishikimin e buxhetit.

Rishikimi i buxhetit dje ishte në seancë plenare pasi përfundoi debati i përgjithshëm dhe diskutimi për amendamentet në Komisionin për Financim për Buxhet.

Në ditën e parë të diskutimit, ministri i Finanave Fatmir Besimi, theksoi se me ribalancin e buxhetit jepet mbështetje për paga dhe pensione më të larta, për subvencione për bujqit si dhe për masa të reja anti-krizë.

Me ndryshimet e inkorporuara janë paraparë 25 milionë denarë shtesë për projekte shëndetësore, mjedisore dhe infrastrukturës.

Advertisement

Për qeverinë, ribalancimi i propozuar i Buxhetit synon rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia dhe nga kriza ekonomike dhe energjitike. Parashikon 76 milionë euro të reja për masat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe kompanitë mbështetëse.

Nga ana tjetër opozita akuzoi se deficiti buxhetor po rritet dhe se vendi po shkon drejt recesionit dhe varfërisë. Opozita theksoi gjithashtu se nuk janë pranuar amendamentet thelbësore që do të përmirësonin standardin e jetesës së qytetarëve.

Dita e dytë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë për rishikimin e buxhetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy