Ditët në vijim në Shkup do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektimi nga toka dhe me avion kundër mushkonjave.

“Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme. Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit”, theksojnë nga Bashkia e Shkupit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi do të bëhet në të njëjtën kohë ditën e parë të ardhshme kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, ndërsa bletarët njëherësh njoftohen që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Ditët në vijim në Shkup do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy