Dje 161 gjoba për shoferët në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (24.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 22 për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për automjete me defekte teknike.

“Janë vendosur tetë masa për shofer fillestar, 13 sanksione përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër sanksione për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Dje 161 gjoba për shoferët në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy