Dje janë vaksinuar gjithsej 13.137 qytetarë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 958.742 doza të vaksinave, ndërsa 425.356 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.137 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.993 qytetarë.

65% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 62% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Advertisement

58% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 48% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet imuniteti kolektiv./Telegrafi/

Dje janë vaksinuar gjithsej 13.137 qytetarë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy