Djegia e autobusit të “Besa Trans” – një vit e tetë muaj burg për pronarin, gjobë prej 800 mijë denarëve për kompaninë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është shpallur aktgjykimi për rastin “Besa Trans”, i cili ka të bëjë me djegien e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan.

Pronari i “Besa Trans” Bekim Haxhiu, u dënua me një vit e tetë muaj burg, ndërsa kompania “Besa Trans” si subjekt juridik është dënuar me gjobë prej 800 mijë denarëve (12.986 euro).

Në fjalët përfundimtare, përfaqësuesi i akuzës, Vlladimir Milloshevski, tha se autobusi i cili është aksidentuar në Bullgari e ka kaluar kufirin me licencë të përgjithshme, në vend që me certifikatë licence të posaçme, ashtu siç parashihet me ligj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Ndërsa pala mbrojtëse, theksoi se Bekim Haxhiu ka bërë falsifikim të certifikatës së licencës, pasi sipas tyre, për të bërë falsifikim, duhet që të krijohet një dokument i rrejshëm, ose një dokument i vërtetë të korrigjohet dhe më pas të shfrytëzohet si i vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Djegia e autobusit “Besa Trans” ndodhi më 23 nëntor të vitit 2021 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek dhe më pas mori flakë. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan./Telegrafi/

 

The post Djegia e autobusit të “Besa Trans” – një vit e tetë muaj burg për pronarin, gjobë prej 800 mijë denarëve për kompaninë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";