Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve dhe kompjuterëve të “Besa Trans”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve dhe kompjuterëve të “Besa Trans”, agjencisë të autobusit në të cilën u djegën 45 udhëtarë në Bullgari, si dhe gjithçka tjetër që lidhet me udhëtimin.

Prokuroria jonë është në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë bullgare dhe nesër organet hetimore bullgare pritet të dalin në një konferencë për media dhe të publikojnë informacione për hetimet e deritanishme.

Më herët edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njoftoi se “Besa Trans BTB” i merret licenca për punë, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë.

Në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën humbën 45 persona, ndërsa 7 janë lënduar./Telegrafi/

Advertisement

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve dhe kompjuterëve të “Besa Trans” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy