“Besa Trans”: Autobusi s’ka pasur benzinë, naftë dhe mjete piroteknike për kontrabandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Besa Trans”: Autobusi s’ka pasur benzinë, naftë dhe mjete piroteknike për kontrabandë

Agjencia “Besa Trans” njoftoi se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë ose mjete piroteknike.

Sipas kësaj agjencie, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur.

“Kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thonë nga kjo kompani.


“Besa Trans-it” i merret licenca e punës

Advertisement

Ndryshe, në aksidentin e djeshëm në Bullgari, humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

“Besa Trans”: Autobusi s’ka pasur benzinë, naftë dhe mjete piroteknike për kontrabandë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy