Djegia e spitalit modular në Tetovë, ende asgjë konkrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Akoma asnjë lëvizje konkrete nga Prokuroria Publike mbi akuzat për spitalin modular në Tetovë. Edhe pse prej dy muajsh, organi i akuzës mban opinionin sy hapur për të paktën 4 akuza, deri tani ky organ i ndjekjes penale thotë se akoma është duke u punuar.

“Prokuroria është duke punuar në përgatitjen e akuzave dhe kur të njëjtat do të jenë gati, sigurisht që opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha hollësitë nga përcaktimi i përgjegjësisë penale”, deklaruan Prokuroria Publike

Një qëndrim të tillë e kishte thënë edhe kryeprokurori LubomirJoveski, dy muaj më parë madje duke deklaruar se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejtë.

“Pres që ditëve të ardhshme, shumë shpejtë Prokuroria të sjell vendimin e duhur për tragjedinë në Tetovë dhe do të njoftohet opinioni”, tha kryeprokurori Ljubomir Joveski.

Advertisement

Një muaj më parë Alsat ekskluzivisht raportoi mbi konstatimet e grupit hetimor dhe ngritjen e katër akuzave, tri ndaj personave fizik dhe një person juridik. Raporti i prokurorëve është referuar para Prokurorisë Republikane, por procedura për momentin ka ngecur mes fazës para hetimore dhe hetimore, të paktën për aq kohë sa organi akuzës nuk del me ngarkesa penale konkrete.

Gjatë procedurës para hetimore janë thirrur mbi 30 mjekë dhe infermiere, që kanë qenë të angazhuara në COVID qendrën e Tetovës natën e kobshme kur modulari u përfshi nga flakët, për të dhënë dëshmitë e tyre para prokurorëve të lëndës. Janë thirrur edhe dëshmitarë okularë, por edhe familjarë që janë ofruar vetë për të dhënë dëshmitë e tyre. Në hetim u kyçën edhe ekspertë gjermanë, raporti i të cilëve mbërriti katër muaj më parë. Më 8 shtator të vitit të kaluar spitali modular i Tetovës, ku po trajtoheshin 26 pacientë u përfshi nga zjarri. Jetën e humbën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre./Alsat/

Djegia e spitalit modular në Tetovë, ende asgjë konkrete shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy