Dmytro Kuleba, shefi i diplomacisë ukrainase nuk vjen në takimin ministror në Shkup. Kievi zyrtar raporton se “Rusia po shkatërron OSBE-në dhe ardhja e delegacionit rus do të përkeqësojë krizën në organizatë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës e publikoi vendimin në rrjetet sociale dhe tha se Moska shpërdoron rregullin e konsensusit, përdor kërcënime dhe shantazhe të hapura, bllokoi kandidaturën e Estonisë, por edhe se Rusia arrestoi ilegalisht tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së, të cilët janë në burg për më shumë se 500 ditë.

Nga atje, ata falënderuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, dhe u shprehën mirënjohës për nivelin e lartë të profesionalizmit.

“Rusia krijoi një krizë ekzistenciale në OSBE dhe e ktheu organizatën në peng të tekave dhe agresionit të saj. Në kushte të tilla, prania e delegacionit rus në takimin në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vetëm sa do të përkeqësojë krizën në të cilën Rusia ka futur OSBE-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së bashku duhet të punojmë për të shpëtuar OSBE-në nga Rusia, jo duke dërguar sinjale për mundësinë e kthimit në format e bashkëpunimit që ekzistonin deri në shkurt 2022, te shteti që kreu agresionin më të madh të armatosur në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe shkeli brutalisht të gjitha parimet e aktit përfundimtar të Helsinkit”, thonë nga MPJ e Ukrainës./Telegrafi/

Lexo po ashtu
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dmytro Kuleba nuk do të merr pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup shkruan Telegrafi.